Fjalimi i Ramës në KiE, Kreu i PL: Kërkon të nxisë një frymë anti-evropiane që është në dëm të Shqipërisë dhe Kosovës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilësoi fjalimin e kryeministrit Rama në KiE si të manipuluar nga qarqet anti-shqiptare. Sipas Metës ky fjalim synon krijimin e një fryme anti-evropiane në vend, gjë e cila nuk i shërben as interesave të Shqipërisë, as atyre të Kosovës.

Kreu i PL-së theksoi se Rama nuk mori asnjë hap konkret për të rrëzuar raportin e Dick Martyt, por vetëm sa i prishi punë Kosovës, e cila pret anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai ishte një artikulim i manipuluar nga qarqet antishqiptare. Fjala genocid nuk u përmend kurrë në fjalim, u përmend termi konflikt humanitar. Gjithashtu u përdor termi operacion ushtarak, njësoj si termi që Putin përdor për pushtimin e Ukrainës.

U përsërit fjala kombi i Kosovës dhe nuk e di cilit dokument zyrtar në Shqipëri i është referuar zotëria në fjalë.

Nuk bërë asnjë gjë për të rishikuar rezolutën e Dick Martyt, duhet të ndërmarrësh hapa real për ta bërë një gjë të tillë, për të patur një dokument tjetër nga ai i Dick Martyt. Një ngjarje e tillë aty nuk ka ndodhur kurrë në 73-vjet, askush nuk flet më shumë se 30 minuta, se ti je në shtëpinë e tyre dhe zotëria tejkaloi çdo masë. Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Asamble dhe kjo arrihet përmes lobimve dhe sjellja e tij nuk i ka shërbyer interesave të kosovës.

Raporti i Komisionit Evropian nga ana tjetër tregon shumë qartë se kjo qeveri ka ngelur në klasë.

E gjitha kjo kërkon të nxisë një frymë anti-evropiane që është në dëm të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad