Partie e re nëse bashkimi i PD nuk ndodh? Çfarë thotë Flamur Noka

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm në PD e Rithemelimit, Flamur Noka thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i bashkuar. Në një konferencë me gazetarët, Noka u pyet në lidhje me një deklaratë të bërë nga Agron Gjekmarkaj, se grupi i Gazment Bardhit do të krijojë parti të re nëse nuk ndodh bashkimi.

Në lidhje me këtë, Flamur Noka u shpreh se nuk ka asnjë hijë dyshimi për bashkimin e demokratëve.

Ai deklaroi se procesi është drejt fundit dhe pritet kthimi nga SHBA i disa deputetëve demorkatë për të konkluduar gjithçka.

“E kuptoj shqetësimin, por po ju them që është një shqetësim që nuk qëndron, grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Ky bashkim është që në shtator, është i gjithi në aksion. Ky aksion as ka ndaluar dhe as nuk do ndalet. Ka vetëm një moment që ne jemi duke konkluduar dhe ky moment është bashkimi tërësor në struktura dhe në ekipin e PD. Nuk ka asnjë pengesë , nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim. Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim.

Në këtë panik për bashkimin Rama mundohet të fusë pirueta duke tentuar të keq komentojë deklaratat e kolegëve. Zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do të ndodhë. Bashkimi do të ndodhë. Unë jam në kontakt të përditshëm më çdo njërin, me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, Gjekmarkaj dhe me të gjithë të tjerët. Nuk ka hije dyshimi për bashkimin.

Ne kemi thënë që janari do jetë muaji i bashkimit dhe jemi në përfundim të këtij procesi. Presim që disa kolegë të kthehen nga SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka”, tha Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad