Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Boldor

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Klubi i Partizanit zyrtarizoi marrëveshjen me mbrojtësin rumun Deian Boldor.

24 vjeçari, i cili është në pronësi të klubit italian Hellas Verona, mbërriti te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit.

Boldor, i cili ka qenë pjesëtar i ekipeve përfaqësuese U-17 dhe U-21 të Rumanisë, përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në skuadrat italiane Roma, Peskara, Bolonja dhe sezonin e fundit te Foxhia.

Gjithashtu mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e ekipit Montreal Impakt në Amerikë. Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol

 

Zjarr Tv Ad