Pas 31 tetorit, makinat me targa ilegale të Serbisë nuk do të lejohen të qarkullojnë në Kosovë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se të gjithë pronarët e makinave me targa ilegale që Serbia i ka lëshuar në emër të qyteteve të Kosovës dhe që nuk i ndërrojnë ato me RKS deri më 31 tetor, do të llogariten pronarë të mjeteve të paregjistruara.

Ai tha të hënën, se pas 31 tetorit, me targat ilegale serbe do të merren organet e shtetit. Sipas tij, me ato makina nuk do të mund të lëvizet askund në Kosovë.

“Më pas më këtë merren organet e Kosovës dhe asnjë veturë nuk do të mund të qarkullojë, as në rrugë, as nuk mund t’i shfrytëzojë pikëkalimet kufitare”, deklaroi Sveçla, raporton Koha.

Më 1 shtator nisi afati kur serbët e Kosovës do të mund t’i ndryshojnë targat. Ky afat do të zgjasë deri në fund të muajit tetor

Zjarr Tv Ad