Pas disfatës së thellë në zgjedhje, Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të komanduar të Partisë Demokratike.

“Jap dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Unë po lë drejtimin e partisë, për t’i hapur rrugë drejtimit kolegjial të partisë. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time si nën-kryetar dhe anëtar i PD.

Këtë vit që kam drejtuar partinë, kemi patur disa arritje, Nuk kemi lejuar që PD të shkojë drejt shkrirjes, as të shkojë drejt anti-amerikanizmit”, deklaroi Alibeaj.

Zjarr Tv Ad