Pas humbjes në Kukës/ Reagon për herë të parë kandidati i “BF”, Vata

0
1136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata ka reaguar për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme të Kukësit.

Gjatë një postimi në rrjetet soviale, Vata u shpreh se pati një përsëritje të asaj që është parë edhe në zgjedhje të tjera, me patronazhistë dhe super-ministra që ishin në Kukës me torbën plot, duke hedhur akuza për blerje votash nga ana e mazhorancës socialiste.

Ky rezultat për Vatën ishte i deformuar prandaj duhet lexuar me kujdes. Në fund, Vata e mbyll me mesazhin që pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Zgjedhjet në Kukës panë fitues kandidatin e PS-së Albert Halilaj i cili mori mbi 5 mijë vota më shumë se rivali i tij nga opozita, Emri Vata.

Reagimi i plotë nga Emri Vata:

“Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë!

Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.

Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.

Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.

Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira.

Uroj që vota e çdo qytetari Kukësian , të mos shpërdorohet.

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Miqësisht,

Emri VATA”

Zjarr Tv Ad