Socialistët anulojnë festën e fitores së zgjedhjeve në Kukës

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albert Halilaj, fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit ka njoftuar se festa e fitores së zgjedhjeve në Kukës do të anulohet. Shkak i anulimit është shpallja ditë zie për humbjen e jetës së policit Afrim Bunjaku në Kosovë. Haliaj përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se festimet do të bëhen në një ditë tjetër.

Postimi i Albert Halilaj:

“Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të Bashkisë Kukës, nuk do zhvillohen sot por një ditë tjetër.”

Në 74 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezultoi se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota. Kandidati i PS ka siguruar fitoren me një diferencë prej 5594 vota më shumë se ai i BF. Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.

Zjarr Tv Ad