Pas kryetarëve të degëve, Komisioni i Rithemelimit nis zgjedhjen për delegatët e Kuvendit Kombëtar

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fillon procesi i votimit për zgjedhjen e kryesisë së Degës së PD-së në Durrës dhe delegatët për Kuvendin e PDSH.

Zgjedhjet kanë si synim riorganizimin e Partisë Demokratike përmes votës së vetë anëtarëve. Bazuar në njoftimin e deritanishëm procesi zgjedhor do të zgjasë deri në orën 17:00, por dyert do jenë të hapura për çdo demokratë që do të shprehi vullnetin e tij me votë.

Qytetarëve u është shpjeguar se në listën prej 152 kanditatësh për Kuvendin e PDSH kanë të drejtë të zgjedhin jo më shumë se 64 persona ndërsa në fletën e votimit për Anëtarët e Kryesisë kanë të drejtë të zgjedhin jo më shumë se 15 anëtarë të gjinisë mashkullore dhe 7 anëtare të gjinisë femërore për të ruajtur kështu kuotat për barazi.

Lista e zgjedhëseve bëhet me dije se do të jetë e njëjtë me atë që u përdor në zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Durrës, pra 7346 zgjedhës e cila përfshin anëtarët ndër vite.

Zjarr Tv Ad