Pas Macron e pëson një tjetër politikan francez, i hedhin miell në fytyrë (Video)

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Macron kësaj here një tjetër politikat francez e ka pësuar nga “mllefi” i qytetarëve.

Jean-Luc Melenchon, kandidat në zgjedhjet presidenciale, këtë të dielë ka përjetuar një moment të sikletshëm ku gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e ka gjuajtur me miell.

Teksa ai ishte duke folur para gazetarëve lidhur me marshimin për liri, një burrë iu afrua dhe i hodhi miell në fytyrë.

Sipas mediave vendase deri më tani askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë incident, ndërsa Melenchon ka bërë thirrje që sulmet e tilla duhet të marrin fund.

Kujtojmë se disa ditë më parë presidenti francez, Emmanuel Macron, u godit me shuplakë nga një djalë i ri i cili u dënua me 4 muaj burg.

Zjarr Tv Ad