GJKKO ka marrë sot vendimin sa i përket masës së sigurisë për ish kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien e tij në burg, duke vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.
Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore.
Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar u shfaqen të gjithë pas kafazit prej xhami, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
Dako, i shpallur non-rata nga SHBA, i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij.
SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.