Pas përfundimit të Primareve, Berisha jep lajmin e madh për Demokratët

0
1134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur para mediave pas mbylljes së primareve për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të Bashkive për zgjedhjet lokale të 14 majit 2022.

Berisha tha se këto primare e bënë PD-në partinë më të fuqishme politike në Shqipëri.

Sipas tij PD ju dha lirinë anëtarëve që t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.

“Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katër anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie të tyre. Një falënderim të veçantë kam për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikruan garën e pashembullt, e paparë ndonjëherë me mbi 200 burra, gra të rinj ,anëtarë të PD, anëtarë të shoqërisë civile. Pra prurje të larmishme, të ndryshme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit. Falenderoj të gjitha strukturat e DP që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në administrim sot të këtij procesi.

Falenderoj komisionin e operacioneve zgjedhore që ka përballuar një volum pune të jashtëzakonshëm. Me këtë rast dua të theksoj se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021 që anëtarët dhe anëtaret e PD sot dhe simpatizantët e saj fol, folën vendosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor më pak, apo të themi rreth 12 mujor të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj 5 herë votën e tyre.

Në këtë kontekst kam bindjes se sot çdo anëtar i PD, simpatizantët e saj ndjehen më të lirë, ndjehen më dinjitozë, ndjehen më të motivuar se kurrë më idealet e tyre demokratike. Kam bindje se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendorë të saj. Në të gjitha këto procedura sovrani për PD-në ishte anëtarësia nuk ishte as kryetari dhe as kryesia.

Pra vendosëm në këtë mënyrë një standard demokratik i pa parë më parë në Shqipëri, çka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj, dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad