Raundi i parë i Primareve të PD në Tiranë/ Këlliçi shkon në balotazh me Alimehmetin

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procesi i primareve të Partisë Demokratike, për kandidatin e kryetarit të Bashkisë në Tiranë është mbyllur me balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit.

Ndonëse ka kryesuar garën prej fillimit të numërimit në selinë qendrore të PD-së, Këlliçi nuk ka arritur të kalojë 50% e nevojshëm për t’u shpallur fitues.

Ish-kryetari i FRPD, aktualisht deputet i PD-së, Këlliçi ka marrë 4040 vota, gati dyfish më shumë se mjeku i njohur Ilir Alimehmeti i cili ka marrë 2196 vota.

Gerti Bogdani ka marrë 1819 vota duke u renditur i treti.

Raundi i dytë i balotazhit do të zhvillohet mes Këlliçit dhe Alimehmetit në 11 dhjetor.

Rezultatet e primareve të PD në Tiranë:

Belind Këlliçi – 4040

Ilir Alimehmeti – 2196

Gerti Bogdani – 1819

Julian Deda – 157

Adriana Kalaja – 128

Enkelejda Fejzo – 66

Fatmir Merkoçi – 35

Zjarr Tv Ad