Pas përplasjeve në Kuvend, Berisha lë sallën dhe bën baututa me gazetarët: Nga sot Elisa do të quhet Zili Spiropali

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas përplasjeve të ashpra në seancën parlementare me ministren Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është larguar nga Kuvendi.

Pas daljes nga Parlamenti, ai ka bërë batuta me gazetarët.

“Elisa Spiropali do quhet nga sot Zili Spiropali”, tha ish-kryeministri.

Kur u pyet mbi arsyen, ai u shpreh: “Sepse kështu e thotë Frojdi”.

Përplasja në Kuvend:

Sali Berisha: Do ti them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet njerëzore kalon në pese stade.

Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i edipit.

Kjo është e njohur tek Edi Rama.

Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia falike tek vajzat.

Zjarr Tv Ad