Rënia e vlerës së Euros, eksperti i ekonomisë rendit faktorët që ndikuan

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rënia e euros në raport me lekun është një ndër temat të tërheq më shumë vëmendje në opinionin publik, edhe për shkak të lidhjes dhe ndikimit të drejtëpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

Ekspertit i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi ka anaalizuar faktorët që ndikuan në rënien e vlerës së euros. I ftuar në emsionin “Open”, eksperti vuri theksin te faktori i tregut dhe ai psikologjik.

Sipas analizës së tij, në tregun shqiptar ka pasur mungesë të monedhës vendase dhe për këtë arsye është ulur vlera e monedhës Euro.

“Një faktor është ai i tregut dhe ai psikologjik. Po e them me fjalë të thjeshta, kur mungon një produkt në treg, çmimi rritet dhe kur është me tepricë është e kundërta. Në Shqipëri ka munguar monedha e Lekut, edhe pse duket e çuditshme. Ky është leku që mbledh qeveria nga taksat e shqiptarëve. Pra ka munguar Leku.

Fenomeni i kundërt ndodh me Euron, kemi një sasi të jashtëzakonshme të monedhës në treg. Dihen periudhat që kemi luhatje të vlerës së kësaj monedhe. Debatoi është kush e sjell euron? Kush e pastron euron në treg.

Po të shihni fazat e rritjes së monedhës, ka qenë kur nis lëvizja mbrapsht e emigrantëve. Ka dy faktor, kthimi i emigrantëve dhe ndërhyrja e bankave për të mbledhur sasinë e parave për klientët e tyre. Bankat që nuk i kishin këto, ishin të detyruara të mblidhnin euro”, tha Sejdarasi.

Zjarr Tv Ad