Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në këmbë nga ‘Sheshi Shqiponja’ tek ‘çadra e lirisë’. Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga protestuesit ka shkuar në bulevard. Ai aty ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse për të gjithë shqiptarët.
“Tw dashur miq, falënderime më të përzemërta dhe bekimin e gjithë qytetarëve shqiptarë që u bashkuan sot në këtë përshkallëzim të protestës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Një falënderim nga zemra për çdo shqiptare dhe shqiptar që ngrihet për fatet e Republikës së re që janë fatet e çdo shqiptari të ndershëm. Bashkë do fitojmë. Bashkë fiton gjithë Shqipëria me ne.
Zoti ju bekoftë ju, Zoti bekoftë Shqipërinë!”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.