Pas Sonila Qatos, SPAK merr të pandehur edhe 8 zyrtarë për aksin Kardhiq-Delvinë, 4 prej tyre akuzohen për shkelje të barazisë në tendera

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur edhe 8 zyrtarë për abuzimin në aksin Kardhiq-Delvinë. Sipas News24, 4 prej këtyre zyrtarëve akuzohen për shkelje të barazisë në tendera,  ndërsa po heton dy kompanitë fituese dhe administratorët e tyre.

Më herët SPAK ka marre te pandehur edhe ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Elona Gogos dhe ish kryetaren e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Referuar dosjes hetimore, Erdit Salillari ixhinier gjeodet do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. E njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj të pandehurve, Armir Pahumi, Miranda Shkurtit dhe Nikollaq Mihalit. Simon Prendi me profesion inxhinier hidroteknik Arbër Troka, inxhinier gjeodet, akuzohen për “falsifikim dokumentesh”, shkelje të barazisë në tendera”. Ndërsa Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, akuzohen për “falsifikim dokumentesh”.

Hetimet për rastin në fjalë nisën mbi bazën e kallëzimit të firmës Gjoka e Rrok Gjokës, e cila pretendonte se ishte skualifikuar padrejtësisht nga tenderi i rrugës Kardhiq Delvinë. Por, atëkohë argumenti ishte se kompania Gjoka kishte paraqitur një dokument me të dhëna të rreme, sipas të cilit kishte kryer 70 për qind të punimeve të njërit prej tuneleve të rrugës së Arbrit.

Sonila Qato me autoritetin e drejtoreshës së rrugëve ngriti një grup pune të inspektonte punimet dhe ata dolën në përfundimin se dokumenti ishte i falsifikuar. Por grupi I ekspertëve që përpiloi raportin tashmë akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Në dosjen e SPAK thuhet gjithashtu se nën hetim janë vënë dy kompanitë “Vëllezërit Hysa” shpk dhe “Sulova ndërtim prodhim” shpk si dhe ortakët e aksionerët e këtyre shoqërive, Agron Hysa dhe Elton Musta. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Të pandehur:

Sonila Qato, ish drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Erdit Salillari, inxhinier gjeodet (topograf). Akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Elona Gogo, akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Simon Prendi, inxhinier hidroteknik. Akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, shkelje të barazisë në tendera”.

Admir Pahumi, jurist. Akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Miranda Shkurti, akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Nikollaq Mihali, akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Arbër Troka, inxhinier gjeodet. Akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, shkelje të barazisë në tendera”.

Almir Hoxhaj, arkitekt. Akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.

Arjana Hasani, akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.

Nën hetim:

Agron Hysa

Elton Musta

Shoqëria “Vëllezërit Hysa” shpk

Shoqëria “Sulova ndërtim prodhim” shpk

Zjarr Tv Ad