Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pasi nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, Selami Jenishehri po mendon të hedhë një hap të madh në botën e biznesit dhe sportit.
Kryetari i Partisë së Pensionistëve ka paraqitur publikisht dëshirën për të blerë klubin e futbollit të Vllaznisë, teksa në rrjetet sociale thotë se kërkesën e tij do ia dërgojë me shkrim kryebashkiakes Voltana Ademi, pasi ditën e sotme nuk ka mundur ta takojë në zyrën e saj.
Gjithashtu në një postim tjetër ai thotë se Edi Martini dhe Selami Jenishehri janë fabrika e prodhimit të futbollistëve elitarë shkodranë. Mesa duket, mandati i deputeti i paska siguruar të ardhura të mjaftueshme Jenishehrit, pasi për të blerë vllazninë duhen së paku 500 milionë lekë të vjetra.