Situata në Afganistan, Dritan Demiraj nuk i mban dot lotët kur kujton Feti Voglin: Falenderoj nga zemra të gjithë efektivët shqiptarë, vlerësojmë në maksimum veprën e kapitenit

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në Afganistan, Dritan Demiraj nuk i mban dot lotët kur kujton Feti Voglin: Falenderoj nga zemra të gjithë efektivët shqiptarë, vlerësojmë në maksimum veprën e kapitenit

Dritan Demiraj nuk i ka mbajtur dot lotët teksa fliste ditën e sotme në Fax News për situatën në Afganistan, teksa ka rikujtuar humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit.

Dritan Demiraj theksoi se vepra e kapitenit vlerësohet në maksimum, ndërkohë ai përfitoi nga kjo intervistë në Fax News për të falenderuar të gjithë efektivët e ushtrisë shqiptare dhe veccanërisht ata që janë angazhuar në misione në Afganistan.

“SHBA-të kanë harxhuar 2.37 trilionë dollarë. Është një shumë e jashtëzakonshme. Janë mijëra ushtarë të vrarë, gazetarë, pjesëtare të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast shfrytëzoj televizionin tuaj të falenderoj nga zemra të gjithë efektivët shqiptarë, 3013 prej të cilëve kanë shërbyer në Afganjstan dhe në veccanti forcat speciale që kanë qenë përfaqësuesit më të denje të Shqipërisë. Me këtë rast kemi pasur dhe të vrarë. Kapiten Feti Voglin dhe vlerësojmë veprën e tij në maksimum”, u shpreh ai.

Dritan Demiraj shtoi se SHBA-të nuk kanë dështuar në Afganistan, pasi ato nuk mund të qëndronin përjetësisht atje. Sipas tij, e vetmja që ka dështuar është qeveria afgane.

“Është një strategji e mirëpmenduar. Prapa Talibanëve qëndron shtabi i ushtrisë së Pakistanit, prej vitesh. Një investim që nga koha e Xhihadit. Një pjesë e madhe e komandatëve janë muxhahedinët që kanë luftuar kundër Bashkimit Sovjetik. Ofensiva ka qenë e organizuar. Qeveria afgane ka pasur disa paralajmërime. Viti 2014 ka qenë i fundit për qëndrimin e SHBA-ve. Po Presidenti Ghani i kërkoi SHBA-ve të zgjasnin qëndrimin e tyre.
Ky mision nuk mund të vazhdonte pafundësisht. Qeveria afgane e ka pasur dijeninë. I gjithë konflikt dhe përfshirje e Amerikës ka pasur një koshto ekonomike të jashtëzakonshme. Korrupsioni është një nga sëmundjet më të mëdha. Nuk është dështim në asnjë mënyrë. Ky është dështim total i qeverisë afgane”, përfundoi Demiraj.

Zjarr Tv Ad