Pas ‘sukseseve’ në Parlament, Selami Jenisheri provon fatin në futboll: Dua të blej klubin e Vllaznisë. Fotografi i njohur i pret hovin: Vallahi ky skishte leke me blerë …

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, Selami Jenishehri po mendon të hedhë një hap të madh në botën e biznesit dhe sportit.

Kryetari i Partisë së Pensionistëve ka paraqitur publikisht dëshirën për të blerë klubin e futbollit të Vllaznisë, teksa në rrjetet sociale thotë se kërkesën e tij do ia dërgojë me shkrim kryebashkiakes Voltana Ademi, pasi ditën e sotme nuk ka mundur ta takojë në zyrën e saj.

Gjithashtu në një postim tjetër ai thotë se Edi Martini dhe Selami Jenishehri janë fabrika e prodhimit të futbollistëve elitarë shkodranë. Mesa duket, mandati i deputeti i paska siguruar të ardhura të mjaftueshme Jenishehrit, pasi për të blerë vllazninë duhen së paku 500 milionë lekë të vjetra.

Zjarr Tv Ad