Pas Trump dhe Navalny, edhe Vladimir Putin nominohet për çmimin NOBEL

0
36
MOSCOW REGION, RUSSIA - JULY 2, 2020: Russia's President Vladimir Putin holds a video conference meeting of the Pobeda [Victory] Russian Organizing Committee at Novo-Ogaryovo residence. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS (Photo by Alexei DruzhininTASS via Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin është nominuar për çmimin “Nobel për paqe”.

Një grup shkrimtarësh rus të udhëhequr nga Sergey Komkov thanë se kanë dërguar nominimin e tyre për Putin në Oslo në datën 10 shtator.

Zëdhënësi i presidentit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp it ha gazetarëve se Putin nuk ishte nominuar nga Kremlini, por nga një grup shkrimtarësh të pavarur.

“Ju e dini se njerëz të ndryshëm janë nominuar për këtë çmim, ndaj kjo është një iniciativë e atyre që bënë këtë nominim, në këtë rast e shkrimtarëve. Nëse Putinit i i akordohet çmimi, është shkëlqyeshëm, nëse jo, nuk ka fare problem”, tha Peskov.

Kjo është hera e dytë që Putin nominohet për këtë çmim, pasi në vitin 2013 ai u nominua nga një anëtar i parlamentit rus, për “përfshirjen në zgjidhjen e konfliktit sirian dhe pengimin e ndërhyrjes së forcave amerikane në Siri”.

Javën e kaluar për çmimin Nobel u nominua edhe Alexei Navalny, kundërshtari i Putin i cili po rikuperohet  në Gjermani pasi u helmua me Novichok.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump është nominuar këtë vit për çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjen e tij drejt zgjedhjes së konflikteve të zgjatura në të gjithë botën.

Zjarr Tv Ad