Pasi e futën në thes me një mace të egër, e rr*ahën b*arbarisht deri në v*dekje sepse nuk iu dorëzua epsheve të sigurimsit/ Është përkujtuar sot në Shkodër 22 vjeçarja Marie Tuci(Video)

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Askush si vajza mirditore 22 vjeçare, nuk i ka njohur dhe provuar aq b*arbarisht torturat e regjimit diKtatorial të komunizmit. Tortura çnjerëzore deri në frymën e fundit, i përjetoi vetëm Maria.

Sot mbushen plot 70 vjet nga ndarja nga jeta e Marie Tucit, mësueses mirditore, e vetmja femër e renditur në listën e 40 martirëve shqiptarë, e shpallur e Lumtur në nëntor 2016-ës.

Sot, për nder të saj në teatrin Migjeni në Shkodër, vihet në skenë drama me të rinjtë e Famullisë Rranxa Bushat në Shkodër, ndërkohë që hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Historia e Marie Tucit, është tragjike dhe shumë e dhimbshme. Pas a*rrestimit së bashku me të vëllain pas vrasjes së Bardhok Bibës, vuajtjet për të nuk mbarojnë. Shefi i sigurimit të Shkodrës në atë kohë, Hilmi Seiti, u g*odit nga bukuria e vajzës dhe donte të abuzonte me të, por ndeshi në kundërshtimin e Maries. Për shkak të mosbindjes, Marien e futën në një thes me një mace të egër, duke e goditur nga jashtë vazhdimisht. Kur e nxorrën prej andej, Maria nuk njihej. Edhe pse u dërgua në spital, mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 22 vjeçare në 24 tetor 1950.

Marie Tuci, vajza mirditore, u shndërrua në simbolin e emancipimit e të dinjitetit njerëzor, e femëror në kushtet e regjimit të egër diktatorial komunist, që e çoi drejt v*dekjes. Në kohën e demokracisë, Tuci përkujtohet si një grua me një dinjitet të lartë, e të pathyeshëm që nuk iu dorezua epsheve të funksionarëve të regjimit të kohës, ndonëse ishte e mbyllur në qelitë e komunizmit.

U shpall e Lume, së bashku me 28 martirë të tjerë të Kishës Katolike Shqiptare, në Shkodër, në 5 nëntor 2016.

 

Zjarr Tv Ad