Pasi u kafshua nga një shumëkëmbësh/ Humb jetën ish-kampioni i boksit…

0
286
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ish-kampion boksi në Tailandë ka ndërruar jetë, pasi është kafshuar nga një shumëkëmbësh helmues. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Dokmaipa Por Pongsaëang, i cili vuante nga diabeti, ku pësoi dhe shumë komplikacione nga kafshimi.

Vajza e tij tha se; babai refuzoi të merrte trajtim mjekësor, derisa pl*aga u përkeqësua dhe u dërgua me urgjencë në spital, e më pas përfundoi në koma. Më pas, Dokmaipa ndërroi jetë në spitalin e Kalasin, pasi nuk arriti të kurohej nga infeksioni i rëndë në gjak, i shkaktuar nga kafshimi i shumëkëmbëshit.

Dokmaipa, ka qenë boksier i stilit tradicional Muai Tai, që kur ishte nëntë vjeç dhe kishte fituar kampionate të shumta, duke marrë pseudonimin “Purta e fuqishme e jugut”. Nuk është hera e parë që ndodhin humbje jete, nga kafshimet e shumëkëmbëshave në Tajlandë.

Zjarr Tv Ad