PD në qendrat shëndetësore të Tiranës, Spahia: Nuk janë marrë masa për koronavirusin

0
21

Përfaqësuesi i Grupit të Punës pranë PD për monitorimin e situatës me Coronavirus, Bardh Spahia po monitoron qendrat shëndetësore në Tiranë. Në një prononim për mediat, ai tha se autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar koronavirusin.

Bardh Spahia: Ka një fluks të shtuar pacientësh, ndërkohë që nuk ka asnjë masë shtesë për të përballuar një pacient probabilisht të prekur.

Gjatë konstatimeve tona dhe bisedimeve me personelin u ngrit i njëjti shqetësim mungesa e pajisjeve mbrojtëse, mungesa e informacionit për përballjen me një situata eventuale prekje.

Nga i gjithë personeli na u ngritën shqetësimet për mungesën jo vetëm të maskave kirurgjikale, por edhe maskave të thjesht, mungesën e tutave.

Sipas Spahisë, një tjetër shqetësim ishte edhe përjashtimi i strukturave të sistemit parësor shëndetësor nga grupet e punës.

Bardh Spahia: Një tjetër aspekt i rëndësishëm që na u ngrit si shqetësim ishte përjashtimi i strukturës së sistemit parësor nga grupi punës. Një përjashtim që reflektohet nga qendra në bazë. Pra ndihen jo vetëm të abandonuar por edhe të shkëputura nga strukturat. 

Në disa raste qytetarët të ndryshëm që kishin ardhur nga Italia kishin kërkuar të bënin tamponin dhe ishin përcjellë duke u thënë që do të bënim një ekzaminim nëse temperatura kalon 38 gradë.