PD nxjerr faktet: Ja çfarë do të ndodhi me projektin e “Unazës së Re”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka zbuluar sot misterin e dëbimit të mijëra banorëve nga Unaza e Re me dokumentaku treguan se në to do të ndërtohet  një projekt rezidencial luksoz nga trafikanti i drogës Edmond Bego, me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi publikuan dokumentat e skandalit të ri të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt me Unazën e Re dhe shtratin e lumit Lana.

Kompania “Alsion Albania” e trafikantit Edmond Bego do të ndërtojë tek ish-serat një projekt me vlerë 60 milionë euro. Vendndodhja është buzë Unazës së Madhe dhe parashikohet ndërtimi i një projekti rezidencial luksoz.

Rama dhe Veliaj kanë parashikuar ndërtimin e projektit luksoz dhe devijuar Lanën për Edmond Begon. Ndaj kanë vendosur dëbimin e familjeve.

Kjo është zona e ish-serave dhe plani urbanistik. Bëhet fjalë për zonën e ish-serave e privatizuar me firmën e Arben Ahmetajt.

Zjarr Tv Ad