PD publikon vendimin e gjykatës: Rama të shpjegojë pasurinë e Pezës, mashtroi

0
750
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike kërkon që Kryeministri Edi Rama të shpjegojë pasurinë e deputetit Alfred Peza, duke pyetur nëse merrte 10 mijë euro në muaj, apo 80 mijë lekë sa thotë gjykata.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa duke folur sot nga selia blu, tha se deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër.

Sipas saj, Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qenë i adhuruar për këtë.

“Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate. Atëherë, publiku ka të drejtën të dijë; A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj”, u shpreh ajo.

Në vijim të fjalës së saj Zhupa shtoi se, nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat, “taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?”

Ajo pyeti, se institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentet zyrtare?

“Kështu do ta bëjnë ata dhe vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, siç kanë vepruar me deputetin socialist?”, tha ndër të tjera Ina Zhupa.

Ajo deklaroi në mbyllje se qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit dhe se për të gjitha çështjet, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama.

Zjarr Tv Ad