Ka zgjatur për mbi 60 minuta takimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me kryedemokratin Basha në zyrën e këti të fundit. Kryemadhi u pa të mbërrijë në zyrën e Bashës vetëm pak caste pasi ai njoftoi vendimin unanim të demokratëve në mbledhjen e grupit parlamentar për djegien e mandateve.
Mësohet se mes dy aleatëve opozitarë po diskutohet lidhur me djegien e mandateve, për të cilat Kryemadhi nuk është deklaruar ende hapur.
Në përfundim të takimit Kryemadhi nuk ka dashur të japë detaje për mediat, duke u shprehur se informacion do të ketë pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI.
Ndërkohë ditën e djeshme pak pas propozimit të Bashës për një veprim të tillë, ajo shkroi shkurt, “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”
Përgjatë ditës së sotme, deputetë të LSI kanë reaguar përmes statuse në facebook mbi propozimin e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve.
Sakaq në orën 17.00 të ditës së sotme LSI do të mbledhë grupin parlamentar