Berisha ironizon ministrin Lleshaj: Arrestoi ‘të fortin e Lezhës’

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një  postimi në faqen e tij të “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të 16 personave nga Policia e Shtetit pas protestës së 16 shkurtit, ndërsa bën me dije se në mesin  e tyre rezulton edhe një i moshuar.

Berisha teksa ndan foton e një të moshuari, shkruan se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vënë në pranga një 80-vjeçar.

Në postim, ish kryeministri nuk kursen edhe ironinë ndërsa e cilëson të moshuarin edhe ‘si të fortin e Lezhës.

“Lleshi arreston ‘të fortin e Lezhës’ 80 vjeçarit ju sekuestrua edhe flamuri si provë materiale”, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad