Pedagogët nuk heqin dorë nga kërkesat, sot sërish në protestë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe sot pedagogët do të bojkotojnë auditoret dhe do të dalin në “shesh” për të protestur për kërkesat e tyre.

Ata kanë njoftuar se sot në orën 11:00 do të mblidhen përballë Universitetit Politeknik. Pedagogët kanë njoftuar se dod të jetë një protestë kombëtar.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë sa i takon kërkesave të pedagogëve. Ai është shpehur se nuk do të ketë rritje rroge të paktën deri sa të dalë dimri.

Kërkesat që kanë pedagogët

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Zjarr Tv Ad