“Pediatria në QSUT ka ndryshuar si nata me ditën”, Ola Xama ndan eksperiencën e saj: S’prisje më tepër se 10 minuta për të marrë shërbimin, stafi shembullor

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Ola Xama ka ndarë eksperiencën e saj në Ugjencën e Pediastrisë në QSUT dhe ka falenderuar stafin mjekësor të cilët i shërbyen djalit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Xama shkruan se për shkak të një viroze që djali i saj kaloi iu desh të shkonte në QSUT ku dhe pa nga afër shërbimin cilësor që ky spital ofronte, duke theksuar se shërbimet e Urgjencës në Pediatri kanë ndryshuar për mirë si nata me ditën.

Sipas gazetares, mjekët ishin në krye të detyrës dhe nuk duhej të prisje më tepër se 10 minuta për të marrë shërbimin. Gjithashtu ajo thekson se edhe infermierët ishin shëmbullorë dhe i qëndronin pacientëve te koka, pavarësisht fluksit dhe lodhjes që ata kishin.

“Nuk duhet vetëm të ankohemi, por edhe të jemi falenderues kur disa gjëra janë bërë siç duhet. Shërbimet e Urgjencës në Pediatirinë e QSUT kanë ndryshuar për mirë si nata me ditën.

Në këto ditë me një fluks të lartë të virozave për fëmijët, QSUT ka patur një shërbim ekselent. Çdo gjë me radhë përmes tërheqjes së numrit, nuk prisje më shumë se 10 minuta për të marrë shërbimin. Mjekët në krye të detyrës edhe pse mund të kishte mungesa pasi është sezon pushimesh. Pastër, dhe medikamentet apo materialet mjekësore nuk mungonin siç ndodhte dikur.

Infermeriet shembullore. Nuk të vonin, të rrinin te koka dhe profesionalizmi shumë i lartë, ndryshe nga privati ku vetëm për të marrë një analizë gjaku, shpojnë fëmijët disa herë derisa t’i gjejnë venën. Askush nuk të shihte nga duart, askush nuk bërtiste, por pavarësisht lodhjes që kishin, ishin në këmbë të ofronin shërbimin me buzëqeshje dhe dhimbje për krijesat e vogla që kishin nevojën e tyre.

Mendoj se gjërat ecin mirë kur menaxhohen nga profesionistë dhe njerëz që e njohin sistemin shëndetësor, kanë përvojë dhe kanë ndërtuar karrierë brenda këtij sistemi, e jo nga disa që katapultohen pa patur njohuritë elementare në këtë fushë kaq jetike si shëndetësia.

Faleminderit të gjithëve që i shërbyen djalit tim që sot është shumë mirë dhe i shëruar falë tyre”, shkruan Xama.

Zjarr Tv Ad