Pensionet dhe negociatat, Taulant Balla takohet me grupin e miqësisë Greqi-Shqipëri në Tiranë

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Taulant Balla është takuar sot në Tiranë me grupin e miqësisë Greqi-Shqipëri, të kryesuar nga Vassilios Giogiakas. Ai thotë se kanë diskutuar për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve dhe mbështetjen e Greqisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

“Takim me Grupin e miqësisë Greqi-Shqipëri në Parlamentin Helen të kryesuar nga Vassilios Giogiakas. I shpreha mirënjohjen Kryetarin Giogiakas për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në realizimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë, veçanërisht në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Gjatë takimit diskutuam edhe mbi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona të cilat duhet të përkthehen në një bashkëpunim më të  ngushë në nivel ekonomik. Vizita e sotme shpreh angazhimin midis dy parlamenteve për të intensifikuar bashkëpunimin në nivel të grupeve parlamentare, komisioneve apo grupeve të miqësisë.

Çështja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve merr një rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin shqiptar që jeton dhe ka një kontribut të madh në Greqi por edhe për minoritetin grek të Shqipërisë. Pas takimit që pata në Mars 2022 me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis kane vijuar takimet dypalëshe në drejtim të arritjes së një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të pensionve mes dy vendeve tona”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad