Pensionet private, draftligji: Lehtësitë tatimore deri në nivelin e pagës minimale, dy forma fondesh

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria parashikon që të miratojë një ligj të ri për fondet e pensioneve private duke sjellë një seri ndryshimesh për një treg që ende mbetet anemik në vend.

Risitë e projektligjit

Projektligji përafron dhe harmonizon kuadrin ligjor me Direktivën IORP II të Komisionit Evropian. Disa nga risitë kryesore të këtij projektligji janë:

Garantimi i sigurisë së aseteve të fondit, përmes kërkesave më strikte lidhur me forcimin e funksionit të administrimit të rrezikut si dhe kërkesave për ruajtjen dhe veҫimin e aseteve të fondit;

Diversifikimi i portofolit të fondit të pensionit nëpërmjet rishikimit të politikës së investimeve;

Rritja e kërkesave për transparencë dhe sigurimin e informacionit për anëtarët e fondit;

Nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale për anëtarët dhe përfituesit e fondit;

E qëndrueshmërisë dhe mirëqeverisjes së shoqërive administruese të fondit të pensionit;

Rregullimi i veprimtarisë ndërkufitare të shoqërive administruese, duke parashikuar themelimin e degës ose ushtrimin e veprimtarisë drejtëpërsëdrejti nga vendi i origjinës nëpërmjet njohjes nga ana e Autoritetit;

Promovimi i fondeve të pensionit nëpërmjet rregullimit të veprimtarisë promocionale.

Monitor

Zjarr Tv Ad