Pas një sherri për motive të dobëta, babi ka qëlluar me thikë djalin duke e lënë të plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashaj të Peqinit.
Menjëherë është kryer arrestimi i babait dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal”, njofton policia.