Për juristin Kreshnik Spahiu është e pamudur që PD të bashkohet pas mosmarrëveshjeve të thella që patën pak muaj më parë.

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas Spahiut, PD s’e ka fituar për 24 vjet Bashkinë Tiranë dhe nuk ka për ta fituar as këtë herë, ndaj me gjoja përpjekjet për t’u bashkuar po bëjnë gati alibinë e humbjes.

“Të dyja palët aktrojnë për t’ia faturuar dështimin palës tjetër. Se pas 7 muajsh do gjykohen në zgjedhje dhe të dy e dinë cili është rezultati. PD e ka humbur 24 vjet Bashkinë e Tiranës. Një parti e përçarë, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, s’ka asnjë shans që të fitojë bashkinë e Tiranës.

Po bëjnë gati alibinë e humbjes. Basha fshihet, s’ka asnjë deklaratë sikur s’ka qenë ai kandidati për kryeministër. Po bëjnë sikur duan të bashkohen. A mund të funksionojë aleanca e dy palëve që janë rrahur para më pak se muajsh, është e freskët dhuna. Të dyja palët kanë marrë hurin për t’u rrahur me njëri-tjetrin”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad