‘Për kokën e saj…’, Rudina flet për akuzat e ish-burrit, se nuk e takon vajzën prej një viti

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para disa javëve, ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tyre, Viktorian, që prej një viti.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Aleksandëri pretendonte: “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”.

Lidhur me këto pretendimet aktorja është pyetur së fundmi gjatë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo siguron se nuk e ka ndaluar kurrë të bijën të takojë të atin.

“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vetë. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë betohem për kokën e saj. Dhe nuk e kam bërë kurrë”, deklaroi Rudinan në videon e postuar në instastory.

Zjarr Tv Ad