Për Lulin dhe Lulzimsat!

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Sheferedin Shehu

Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na shfaqet përsëri si e ardhmja e Shqipërisë. Po mirë more Lul na thuaj më parë përse:

1. Ti nuk bëre asnjëherë zgjedhje në Partinë Demokratike,

2. Ti nuk bëre asnjë lëvizje demokratizuese si Kryetar i Partisë Demokratike,

3. E shkele karrierën dhe meritokracinë në kandidimet e Partisë Demokratike,

4. Nën udhëheqjen tënde Partia Demokratike shënoi vetëm humbje,

5. Nuk vendose asnjë normë statutore demokratike, si p.sh. dorëheqja e Kryetarit humbës,

6. Pas çdo humbje shpalle zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike si “i ngrirë” ose me ngut dhe i pangrirë fare, pa bërë më parë analizë dhe nxjerrë përgjegjësisë për humbjet,

7. Etj.etj. etj.

O Lul! Ti je i përkëdheluri i Sali Berishës sepse nga askushi të bëri Ministrin e 3 Ministrive më të rëndësishme, Kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe më në fund edhe Kryetar të Groposjes së Partisë Demokratike. Më shumë sesa të dha Sali Berisha nuk do të të japë askush. Por, me sa duket për ty më të rëndësishme janë paratë. Sepse tani do që të dëmtosh Partinë Deemokratike dhe Berishën për interesat e Ramës, ose ndryshe siç thotë populli ti je si ai qeni i keq që ha të zotin.

O Lul!!!!!! Populli e thotë, por dhe ti e vërtetove se po qe se nuk je i zoti nuk mundet që të të bëjnë të tjerët.

O Lul!!!! Ndale mashtrimin dhe mos u shtir si Europian. Sepse Europian duhet të jesh dhe ti nuk u bërë dot edhe pse pate kohën e mjaftueshme dhe t’u dhurua gjithça.

O Lul!!!!!!! Ti nuk je veçse një qullash dhe interesaxhi i vogël dhe me kinezërirat e tua mund të mashtrosh vetëm disa qullashë dhe interesaxhinj të tjerë sa për të prishur punë.

Edhe ata qullashët apo interesaxhinjtë e vegjël që të vijnë mbrapa do ta kuptojnë që ti je askushi, por nesër do të jetë vonë.

Zjarr Tv Ad