Për pak nis takimi i Berishës me demokratët e Durrësit, mbërrin Edi Paloka i shoqëruar nga mbështetësit e tij

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për pak nis  do të nise takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratet e Durresit ne Pallatin e Kulturës në këtë qytet. Qytetaret jane mbledhur ne sheshin “Liria” perballe Pallatit te Kultures.Mbështetës të tij deputetet, Flamur Noka, Edi Paloka, Oert Bylykbashi, Genc Stazimiri  janë në mesin e simpatizantëve që presin që ai të mbërrijë.

Takimin Berisha e njoftoi në faqen e tij në Facebook, si dhe ftoi demokratët t’i bashkohen. Ai pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së ka ndërmarrë një aksion politik për largimin e kryetarit Lulzim Basha.

Në 3 takimet e mëparshme, të mbajtura në Tiranë, Vlore e Fier, e ka akuzuar Bashën si të shitur tek Rama. Ish-kryeministri ka nisur mbledhjen e 1500 firmave të anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë kundër Bashës.

Ndërkohë, Basha u shpreh javën e kaluar për median se nuk do të lejojë asnjë Kuvend partie të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e SHBA-ve.

Zjarr Tv Ad