Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e virusit. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus.