Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një pallat në Ulzë është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se ngjarja ndodhi pak çaste më parë.
Vatra e zjarrit ka rënë në katin e tretë të pallatit, në të cilin jetonin inxhinierë turq, që punojnë në hidrocentralin e Ulzës.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se personat që jetonin në këtë apartament, kanë lënë një ngrohëse ndezur, duke shkaktuar zjarrin, ku flakët po kërcënojnë edhe katin e dytë.
Bëhet e ditur se një zjarrfikëse nga Burreli është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa flakët rrezikojnë edhe dy katet e tjera.
Ndërkohë qytetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes, kanë nisur të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore, si zorra me ujë, por edhe me topa dëbore.
.