Përfshihet nga flakët një zonë në Malin e Drenovës, dëgjohen shpërthime të lëndëve plasëse! Terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mali i Drenovës në Korçë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se flakët janë përhapur në zonën e njohur si “Guri i Cjapit”.

Mësohet se herë pas here ka pasur edhe shpërthim të lëndëve plasëse që kanë ngelur në zonë që nga koha e ekzistencës së depove të ushtrisë.

Zona që ka marrë flakë është brenda perimetrit të zonës së mbrojtur, ndërkohë që forcat zjarrfikëse të Korçës dhe Devollit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Ndërhyrja e tyre vështirësohet nga terreni i vështirë malor.

Zjarr Tv Ad