Përfundojnë zgjedhjet për kreun e ri të KMSH-së, ja kush fitoi mes tre kandidatëve

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Me 82 vota pro është rizgjedhur në krye të KMSH Bujar Spahiu.

Rezultati:

Bujar Spahiu – 82

Eduard Shefki – 3

Emirjon Vathaj – 3

E pavlefshme – 4

Bujar Spahiu, kryetari i ri i sapozgjedhur për një mandat të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i është drejtuar me një mesazh sot besimtarëve myslimanë dhe qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, vetëm pak minuta pasi ai fitoi një mandat të dytë drejtimi. Ai nënvizoi në fjalën e tij se “në 100 vite KMSH, themelim, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare, e kemi ruajtur e do të ruajmë këtë traditë.”

“Të nderuar vëllezër dhe motra! – tha Spahiu. – Kam qenë dhe do të jem i hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Inkurajoj cilindo që ka nijetin e sinqertë dhe qëllim përmirësimin e punëve të shprehin lirisht mendimet e tyre.

Ju garantoj se cilido prej jush do të vijojë të gjejë tek institucioni, një atmosferë të të menduarit i lirë, të shkëmbimit të shëndoshë të ideve, kritikës dhe këshillimit të ndërsjelltë deri në atë masë sa kjo i shërben qëllimit dhe misionit tonë të përbashkët.

Por gjithashtu, institucioni që unë do të drejtoj nuk do të ngurrojë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzo pa fakte apo nxit urrejtje dhe përçarje mes besimtarëve dhe në shoqëri.

Motra dhe vëllezër, shqiptarë që po na dëgjoni në këto momente!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vijojë të jetë vazhdues i traditës së paraardhësve tanë. Në 100 vite KMSH, themelim, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare. Kemi ruajtur e do të ruajmë këtë traditë,” premtoi Bujar Spahiu.

Zjarr Tv Ad