Përfundon gara në 3000 metra me pengesa për Luiza Gegën, ja në çfarë vendi u rendit atletja shqiptare

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar aventura në lojërat olimpike për atleten shqiptare Luiza Gega, e cila është renditur në vendin e 13 në garën me pengesa prej 3000 metrash.

Kjo ishte hera e parë që një atlete shqiptare arrinte që të kualifikohej në finalen e lojërave olimpike, dhe me Gegën mbyllet dhe aventura e të gjithë sportistëve shqiptarë në Tokio.

Gega përfundoi garën e 3000 metrave me pengesa dhe u rendit në vendin e 13 me kohën 9:34.10, ndërsa në vendin e parë doli Chemutai e Ugandës.

Zjarr Tv Ad