Përfundon numërimi në Peqin, qytetarët ia besojnë bashkinë PS; Në Kuçovë kryeson “Koalicioni”

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar numërimi i kutive në Bashkinë e Peqinit, ku këtu mandatin 4-vjeçar për kryetar Bashkie e ka fituar Bukurosh Maçi i PS me 57.78% të votave.

Sipas rezultatit të publikuar në KQZ, Bukurosh Maçi i PS ka arritur të sigurojë 6400 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Mustafa Pashja i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 4.677.

Sakaq, numërimi vijon në Kuçovë, ku deri më tani janë numëruar 25 nga 65 kuti votimi.

Në këtë bashki vijon të kryesojë Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2800 vota, i cili ndiqet nga Kreshnik Hajdari i PS me 2538, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Ilirjan Koxhaj ka siguruar pak vota. Vetëm 232.

Zjarr Tv Ad