Përgjimet e antimafias italiane zbardhen bisedat:”Do ta bëjmë Shqipërinë si Kalabrinë e viteve ‘60”

0
1865
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Europarlamentari Lorenzo Cesa ka dalë në skenë në përgjimet e antimafias italiane si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europianë mund të krijoj kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto:Kjo është e rëndësishme eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico:Uhh korrupsion total..

Tomaso Brutto:Dreq …. Po

Francesko Talarico:Treg i lirë

Tomaso Brutto:Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë , ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’ të duash,, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico :Po por ata kanë një bast… sa vjen 100 000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto:Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalorë, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhën as gara por “thirret një kompani”..,

Tommaso Brutto:Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico:E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Entev, e kështu nis….

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nënvizohet gjithashtu se sipërmarrësit Saverio Brutto e Francesco Talarico synonin të rikompensonin Lorenzo Cesa me 5% të aferave të tyre.

Zjarr Tv Ad