Përgjimet e Ndragheta/ Taulant Balla: I dyshuari është mik i Lulzim Bashës…

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, ka folur lidhur me çështjen e përgjimeve italiane, ku është shprehur me përgjegjësi se; nuk është investuar asnjë qindarkë në Shqipëri. Ndër të tjera, Balla, ka thënë se; Basha është mik me Lorenzo Cesa-s, politikanin që ka dalë në përgjimet e Ndragheta-s.

Deklarata e Ballës

“Edhe pse duket tërësisht qesharake që vazhdon të diskutohet për këtë çështje. Meqenëse bëhet për dosje hetimore, që konkluzionet janë të qarta. Kjo bandë, nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri. Pra konkluzionet.

E dyta i mbetem, nëse një person i papërgjegjshëm si Basha që ngre gishtin kundër kryebashkiakut Tiranë, apo qeverisë, minimalisht duhet të japë përgjigje për dy elementë për një akuzë shumë herë më të madhe ndaj tij. E para politikani i dyshuar nga Prokuroria, ndaj të cilit është bërë dhe kontroll në banesë Lorenzo Cesa, ish-eurodeputet i djathtë, anëtar i PPE, parti simotër i PD është mik i Bashës. Meqenëse ky politikan italian është dukshëm në ato përgjime, që kërkon kontakte politike, madje ka folur edhe për në vende të tjera, në Gjermani, dhe nuk di të kenë akuzuar një politikan gjerman në Gjermani.

Ky është mik i Bashës, me të drejtë kam thënë ore pyesni këtë. Ky ka qenë kritikues i kahershëm i qeverisë aktuale, mazhorancës e PS. Ka mbajtur gjithmonë krahun e Bashës. I përmendur me emër është Presidenti. Ose duhet të mbash një qëndrim të qartë para shqiptarëve, meqë je PD nëse ngre gishtin kundër kryebashkiakut, ngrije dhe ndaj Presidencës. O dil para qytetarëve shqiptarë e thuaj të vërtetat. Ose mos abuzo dhe ngre ndaj diçkaje që s’ka ndodhur. Nuk është e vërtetë të ketë investuar në ndërtime ky grup. Konkluzioni është një dyqan rrobash. Po them pse u tentua të bëhej një ndërlidhje politike në Shqipëri. Deklaroj se nëse tentohet një lidhje politike, e kanë tek Luli, tek Nard Ndoka që e ka pritur në Kongres. Në vitin 2017, në 2 korrik kur ishte një nga përgjimet, PD ishte në qeveri. Në 2 korrik 2017 gjysmën e qeverisë e kishte Basha, gjysmat e ministrave. Unë s’po abuzoj dhe të them që i referohen ministrave të Bashës. Minimalisht kur bëhet fjalë për një politikan, që aderon në parti simotër, sqaro pozicionin tënd, dhe kur e ngre gishtin ndaj kryeabshkiakut, bëje dhe ndaj Presidentit. Apo e ke aleat, kurse Veliajn armik. Kjo çështje ështëdebatur në Itali. Në dosje prej 2 mijë faqesh, ka emra të tjerë eurodeputetë. Nuk do të thotë që gjithë njerëzit janë bashkëpuntorë të tij.

Basha është një i mbytur i cili është i gatshëm të bëjë pis, të kapet pas çdo dege e vele. Nuk ka degë e varkë shpëtimi për Bashën. sepse po mundohet të përdorë çdo gjë për të bërë pis imazhin e Shqipërisë. Ndërkohë që autoritetet hetimore italiane konkludojnë se në Shqipëri nuk kanë investuar 1 qindarkë. E vërteta është që sot kemi institucione të drejtësisë që i besojmë. Ambasadori italian dhe qëndrimin më të plotë. Ishte më shumë i shqetësuar për imazhin e Shqipërisë se sa ndonjë politikan karrakatinë në opozitë. Në mediat italiane kjo s’bën aspak lajm se nuk kishte investime në Shqipëri, me përjashtim një dyqan rrobash siç keni transmetuar ju. Do bënte mirë të fliste dhe Ilir Meta.

Jemi mësuar. Sa më shumë afrohet 25 prilli do keni lloj-lloj abuzimi me të pavërteta të mëdha. Ajo që na intereson është që procesi i Rindërtimit ecën në mënyrë të shkëlqyer. Jemi në proces të avancuar. Nuk do e kisha menduar që në 27 janar 2021 Rindërtimi të ishte në këtë fazë. Qytetet e reja në Laç, Durrës, Shijak, Manzë të ishin në këtë fazë të avancuar. Ky është objektivi ynë.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad