Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirimin e Krasniqit, Thaçit dhe Selimit…

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Speciale e Hagës, ka refuzuar kërkesat për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, i ka cilësuar si të pamjaftueshme argumentat e avokatëve, për ish-krerët e UÇK.

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kishin bërë kërkesa që t’i lirojnë klientët e tyre, duke i ofruar Gjykatës Speciale, kushte me të cilat ajo do të sigurohej se ish-krerët e UÇK-së, nuk do të arratiseshin dhe se nuk do të ndikonin në procesin kundër tyre.

Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, pretendohet se; ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë. Prokuroria në parashtresat kundër të akuzuarve, po ashtu thekson pretendimin e saj se; ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se; ish-krerët e UÇK-së, kanë mundësi që t’i heshtin.

Kujtojmë se; që prej nëntorit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, gjenden në paraburgim të Hagës.

Zjarr Tv Ad