Sandër Lleshaj kujtohet me vonesë/ Padit mediat për lajmin e makinës që bleu…

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë në Gjykatën e Tiranës, ku ka depozituar padi kundër mediave, që publikuan lajmin blerjes së makinës së tij tip BMW, për një shifër prej 150 mijë eurosh.

Lleshaj ka paditur konkretisht portalin CNA.al, i cili ishte dhe i pari që publikoi lajmin mbi makinën e ish-ministrit, ndërsa në seancën paraprake që u zhvillua sot, nuk ka pasur një pajtim mes palëve.

Pavarësisht se nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, Lleshaj vijon që të ketë shoqërues gjatë lëvizjes së tij, ndërkohë që në kohën kur ishte në Kuvend, mbante disa truproja.

Me anë të një shkrimi në Facebook, para disa kohësh, Lleshaj e mohoi blerjen e makinës për 150 mijë euro, duke shkruajtur: “Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen për intimidim dhe për dezinformim publik”.

Kujtojmë se; Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, pasi nisën protestat për 25-vjeçarin Klodian Rasha.

 

Zjarr Tv Ad