Përkeqësohet marrëdhënia me trajnerin Simeone, sulmuesi i njohur mund të largohet drejt Premier Ligës

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi portugez Zhoao Feliks mund të largohet në janar nga Atletiko Madrid pas përkeqësimit të marrëdhënies së tij me trajnerin Diego Simeone. Simeone ka preferuar sulmuesit e tjerë, ndërkohë portugezi ka humbur rolin e tij si titullar.

Gazeta “Fichajes” raporton se futbollisti portugez nuk është i gatshëm të vazhdojë në këtë gjendje dhe tashmë ka kërkuar të largohet nga klubi në janar.

“Ai është i vetëdijshëm se kjo është zgjidhja e vetme për të rikuperuar karrierën e tij sportive. Tre ekipe të Premier Ligës do të ishin të gatshëm ta blenin sulmuesin portugez.

Nëse Kristiano Ronaldo do të largohet nga Mançester Junajtid atëherë klubi mund të nënshkruajë me Zhoao Feliks. E vetmja pengesë për kalimin e 22-vjeçarit në “Old Trafford” është fakti që “Djajtë e Kuq” nuk janë në Ligën e Kampionëve, gjë që lojtari ka gjasa ta kërkojë, edhe pse aktualisht rrezikon të eliminohet nga kompeticioni.

Nëse Junajtid do të interesohet për Felix, ata do të përballen me Çelsin dhe Arsenalin. Çelsi shihet si një kërcënim për shkak të pasurisë së klubit dhe mundësive të tyre për të blerë një sulmues të ri. Arsenali shihet si kërkues për shkak të stilit të tyre të ri të lojës që shihet si më i përshtatshëm për Felix-in në krahasim me qasjen e Simeones”, shkruan gazeta portugeze.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad