Përleshje masive me thika në kampin e refugjatëve, humbasin jetën dy persona

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona u vranë, dhjetë u plagosën rëndë dhe tetë më lehtë në përleshjet midis migrantëve në vendbanimin Zhegar në Bihaq, në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës.

Lajmin e konfirmoi Alle Shildediq, zëdhënës i policisë në kantonin Una-Sana. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

“Bëhet fjalë për pakistanezë, që thuhet se i kanë sulmuar afganët. Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, tha Shildediq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, hetimet janë në vazhdim e sipër. Vlerësohet se aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 migrantë dhe refugjatë. Rreth 6,000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi.

Zjarr Tv Ad