Përmbyset varka në liqenin e Shkodrës, humbin jetën 4 persona

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një varkë është përmbysur sot në liqenin e Shkodrës ku për shkak të erës së fortë kanë humbur jetën 4 persona.

Sipas medias malazeze ‘Vijesti’, thuhet se në mes të viktimave ndodhet një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi, dhe një djalë nga Podgorica.

Ndërkohë, burimet nga policia raportojnë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në ujërat e liqenit të Shkodrës, të cilat cilat administrohen nga shteti fqinj.

Në bazë të dëshmive paraprake, fillmisht janë mbytur burrë e grua së bashku me vajzën e tyre, dhe më pas një djalë që u përpoq t’ju vinte në ndihmë.

Mësohet se në varkë ndodheshin 9 persona, ku 5 prej të cilëve arritën të dilnin në breg, duke i shpëtuar tragjedisë.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se momentalisht vetëm një trup është gjetur, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë. Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Zjarr Tv Ad