Përmbytjet shkatërruese në Greqi, kryeministri Rama njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në zonat e prekura

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia prej disa javësh është goditur nga përmbytje të mëdha, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë zona janë shkatërruar.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama kë bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët ndodhen në zonat e prekura. Kreu i qeverisë thotë se ata mund kontaktojnë me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë.

Po ashtu, Rama thekson se qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë edhe Ambasadën tonë në Athinë përmes numrit të emergjencës 𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it.

Reagimi i Rames:

Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 📞 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë.

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 📱 𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it 📧 [email protected]

Zjarr Tv Ad